Federates Italiane te Futbollit i duhet te gjeje ende nje trajner per skuadren perfaqesuese. Kandidaturat per momentin jane te njejtet emra qe jane permendur edhe me pare; Konte, Mançini, Ranieri dhe Ançeloti. Zv/presidenti i komanduar i FIGC, Alesandro Kostakurta e ka shprehur preferencen e tij per trajnerin aktual te Çelsit.
‘Nga te gjitha kandidaturat per pankinen e Italise, Konte eshte ai qe per mendimin tim mund te beje me mire-tha Kostakurta-me siguri do te flas me te pas dy muajsh. Konte e ka treguar se di te beje rolin e trajnerit te Kombetares dhe kjo u pa edhe ne Evropian. Por kjo nuk do te thote se nuk kam jam i qete me Mançinin, Ranierin apo Ançelotin. Por une nuk do te perjashtoja as kandidaturen e trajnereve te Serise A si Gasperini e Giampaolo’.
Sfidanti.al