Milinkovic-Savic ‘u ben magji’ te medhenjve; e duan PSG, Real, Mançester Siti e Mançester Junajtid

Milinkovic-Savic eshte emri me i lakuar ne media se fundmi.  Mesfushori serb i Lazios po ben nje paraqitje fantastike duke terhequr vemendjen e 4 prej klubeve me te rendesishme te kontinentit evropian dhe behet fjale per Paris Sen Zhermen, Realin e Madridit, Mançester Sitin e Mançester Junajtid qe jane edhe nder 4 klubet me te pasur.

Sipas asaj qe publikohet ne median italiane, vlera e kartonit te Milinkovic Savic e kalon kufirin e 100 milione Euro. Pasi eliminoi klauzolen me Genk qe parashikonte dhenien e 50% te vleres se kartonit te lojtarit skuadres belge ne rast te rishitjes se tij, presidenti Lazios pretendon te arketoje te pakten 150 milione Euro nje shifer qe korrespondon me vleren e merkatos se lojtarit duke qene se eshte mesfushori qe ka shenuar me shume.

Gjate muajve te veres ishte Juventusi qe tentoi te bleje Milinkovic-Savic me bardhezinjte qe ofroi 70 milione Euro per te, por qe drejtuesit e Lazios e refuzuan pa hezitim. Nderkaq flitet se ne oret e fundit ne zyrat e Lazios ka ardhur nje oferte prej 180 milionone Euro nga Reali i Madridit apo PSG, por nuk ka asnje konfirmim nga ana e klubit roman