Islanda shkon në Botëror; 20% e popullsisë kërkon ta ndjekë

Islanda vazhdon të gëzojë simpatinë në botën e futbollit dhe meritën e ka jo vetëm përfaqësuesja e kërtij vendi, por edhe tifozët e saj. Në Evropianin e Francës në , Islanda befasoi të gjithë teksa arriti deri në cerekfinale të këtij evenimenti. Por spektaklin në këtë ngjarje e dhuruan tifozët e kësaj skuadre me mnyrën e festimit dhe të inkurajimit të skuadrës së tyre.

Por Islanda nuk u ndal me kaq. Skuadra e vendit ishullor me 338 mijë banorë shkroi një tjetër faqe të historisë së futbollit duke u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote atë të Rusisë për t’u bërë vendi më i vogël në botë që arrin në fazën finale të një evenimenti kaq të rëndësishme.

Dëshira e islandezëve për të ndjekur skuadrën e tyre në këtë botëror është shumë e madhe dhe këtë e tregon edhe fakti se 66 mijë persona ose 20% e popullisë kanë bërë kërkesë për bileta, një shifër që përbën një rekord për një vend si Islanda pasi do të thotë se një në cdo 5 islandez kërkon të shkojë në Rusi. Islanda bërisurprizën teksa u kualifikua direkt për në fazën finale të Kupës së Botës pasi u rendit e para në grupin e saj kualifikues duke lënë pas Kroacinë.

sfidanti.al