Mançester Junajtidi dhe Barcelona – në “gjueti” për talentin e Ajaksit

Media sportive njofton se tre klube të  Premier Ligës po interesohen për futbollistin e ri të Ajaksit të Amsterdamit, Matijs de Ligt. Ky mbrojtës i ri ka luajtur në 28 ndeshje të Ajaksit, ndërsa është bërë, tanimë, pjesë përbërëse e ekipit përfaqësues të Holandës. Për këtë futbollist të talentuar kanë treguar interesim serioz të dy Mançesterët dhe Arsenali, ndërkohë që ai ka rënë në sy edhe të skautëve të Barcelonës.

Kontrata e këtij futbollisti 18-vjeçar me Ajaksin skadon më 2021, por është pothuajse e sigurt se ky klub amsterdamas do ta shesë atë gjatë verës së ardhshme.

Sfidanti.al