Robinjo s’u mjaftua me përdhunimin, edhe e përçmoi viktimën e tij

Robinjo në 2017 u dënua me 9 vjet burg për përdhunimin e një vajze shqiptare në Milano në vitin 2013, por braziliani duket se nuk u mjaftua me kaq.sulmuesi që në atë kohë luante me Milanin, përvec aktit kriminal shkoi edhe më tej duke e përcmuar tallur viktimën e tij dhe ky ishte një motiv më shumë për dënimin e lojtarit.

Është vetë Gjykata e Milanos që e ka konfirmuar këtë teksa shpjegoi arsyet e dënimit të tij. Në një letër të saj, shkruhej se robinjo kishte përdorur epitete poshtëruese e përcmuese në drejtim të viktimës së tij i vetëdijshëm për padënueshmërinë e tij.

Ngjarja ndodhi në lokaln ‘Sia Cafe’ të milanos kur  vajza festontë ditëlindjen e saj. Robinjo ishte ai që e përdhunoi i pari shtetasen shqiptare bdërkohë që në këtë histori u përfshinë edhe 4 brazilianë të tjerë. Gjykata urdhëroi që vajza të dëmshpërblehet me 60 mijë Euro, ndërkohë që Robinjo është ende i lirë e për më tepër vazhdon të luajë futboll duke u transferuar në kampionatint turk tek skuadra e Sivasporit.

sfidanti.al