Në ndeshjen e fundit të Ligës së Evropës (LE) që Lacio e fitoi ndaj Steauas rumune, hero i vërtetë ishte Çiro Imobile që realizoi një hat trick (tregolësh), duke u bërë futbollisti i parë italian që shënon tregolësh në konkurrimet evropioane që nga koha e Luka Tonit, më 2007.
Interesant është fakti se, në pesë ndeshje të zhvilluara në LE, Imobile ka arritur të shënoi pesë gola, ndërkohë që situata është e njëjtë edhe në Serinë A, në të cilën, momentalisht, Imobile është golashënuesi nr.1 me 22 gola në 22 ndeshje. Nëse shihet saldoja golashënuese e përgjithshme në pjesën e deritanishme të sezonit, atëherë, del se Imobile ka arriur që të shënoi 31 gola në 31 ndeshje!
Në fillim të sezonit, ai shënoi dy gola kundër Juventusit, duke fituar Superkupën e Italisë, ndërkohë që shënoi dy gola edhe në Kupën e Italisë, ku luajti në tri ndeshje. Me një fjalë, një makineri e vërtetë golash!
Sfidanti.al