Ish-futbollisti i Interit Xhofri Kondogbia u largua nga Interi vitin e kaluar dhe shkoi te Valencia, ku ai thotë se ndjehet mjaft mirë. Ai, tani, është bërë lojtar standard në formacionin e këtij ekipi spanjoll, ndërsa ka shënuar edhe tre gola. Interi, nga ana tjetër, ndodhet aktualisht, në krizë, megjithëse pranë ekipeve që kryesojnë tabelën e Serisë së A, për shkak të pikëve që ka fituar gjatë pjesë së parë të sezonit.
Kondogbia thotë se në klubin e Interit mbizotëron kaosi. “Kam mendimin se tek Interi ka probleme, sepse aty nuk ka ekuilibër. Atje ka kaos. Brenda dy viteve, unë kam punuar me katër-pesë trajnerë që e kanë ndryshuar, vazhdimisht, ekipin, kështu që është e vështirë që lojtarët të përshtaten në rrethana të tilla”, thotë Kondogbia, duke shtuar:
“Klubi duhet t’i ndihmojë futbollistët dhe trajnerët që ata të progresojnë në karrierat e tyre, por është e vështirë që të arrihen rezultate, nëse trajnerët ndërrohen shpesh”.
Sfidanti.al