Hajde besoje pronarin kinez të Milanit: Nuk kam falimentuar

Mediumet italianë kanë publikuar lajmin se pronari i Milanit, biznesmeni Jonghon Li, ka falimentuar, por, sidoqoftë, ai u prononcua, dje, duke theksuar se ky informacion nuk është i vërtetë.

“Gjatë dy ditëve të fundit, disa informacione me të dhëna të pasakta po e dëmtojnë Milanin, biznesin tim, mua dhe familjen time. Qëkur e kam blerë Milanin, unë jam ballafaquar me vështiirësi, por, sidoqoftë, unë jam përpjekur që të krijoi një atmosferë të qetë në klub dhe në ekip. Nuk e kuptoj se cili është qëllimi i spekulimeve të tilla, por një gjë është e qartë se ato kanë një efekt negativ dhe, megjithëse, nuk dua të flas publikisht, dua ta bëj të qartë se unë nuk kam asnjë problem financiar dhe se bizneset e mia funksionojnë pa asnjë pengesë. Shpresoj që, në të ardhmen, ne do të përqëndrohemi më shumë te sukseset e Milanit dhe se ekipi, më në krye Gatuzon, do të arrijë rezultatet e dëshiruara”, vuri në dukje pronari kinez i Milanit.

Sfidanti.al