Gjermania ndodhet në vendin e dytë, sa i përket numrit të përthshëm të medaljeve në Lojrat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Pjongçang të Koresë së Jugut, mbas Norvegjisë dhe ky sukses e ka një sekret – “armën e fshehtë” – birrën pa alkool! Kompania e njohur gjrmane e birrës, “Krombaher”, ka siguruar 3 500 litra birrë pa alkool që pjesëtarët e ekipit gjerman e pijnë, në fshatin olimpik, para dhe gjatë stërvitjeve! “Kjo është një pije e mirë”, thotë skiatori Simon Shemp që fitoi medaljen e argjendtë në garën e 15 km me start masiv.
Johanes Sher, mjeku i ekipit të skive të Gjermanisë në Pjongçang, i tha gazetës “Nju Jork Tajms” se shumë sportistë gjermanë konsumojnë birrë pa alkool gjatë kohës së stërvitjes. Ai, më 2009, bëri një studim, duke i dhënë një grupi maratonistësh, në Mynih, që të pinin birrë pa alkool çdo ditë gjatë tri javëve para dhe dy javë mbas garës. Këta sportistë e kishin gjendjen sportive më të mirë sesa ata që nuk pinin birrë! Sipas mjekut të lartpërmendur, përqendrimi i lartë i polifenolit që përmban birra pa alkool, ndikon mirë te gjendja fizike e sportistëve.
Sfidanti.al