Në ligën spanjolle diferenca është vetëm 2 pikë, por kur vjen puna tek makinat, Reali është ku e ku më përpara. Madridi u dha lojtarëve të tij makinat e reja Audi, në bazë të kontratës së sponsorizimit me kompaninë e madhe gjermane, dhe vlera e tyre arriti në më shumë se 2.5 milionë euro.
Në krahasim me të, Barça është shumë më prapa. Katalanasit u kanë dhënë pak kohë më parë lojtarëve të tyre automobilët Audi me vlerë prej më shumë se 1.5 milionë eurosh, pra gati 1 milionë euro më pak sesa rivalët e mëdhenj. Për prestigjin kjo nuk është gjë e vogël, por kur vjen puna tek Barcelona duket e kuptueshme.
Katalanasit kanë një dobësi për thjeshtësinë, dhe disa vjet më parë Zllatan Ibrahimoviç u qortua se shkonte në stërvitje me makinë luksoze, kur shokët e tij, sipas rregullit të vendosur nga klubi, përdornin makina ekonomike. Një thjeshtë pak si artificiale, për një klub që i paguan futbollistët me milionë euro në sezon.
B. Kuka