Red Bull ‘e bën sefte’ në Silverton; Riçardo teston makinën RB14

Red Bull nuk humbi kohë dhe  nisi testimet e makinës së re RB14 që do të drejtojnë Daniel Riçardo dhe Maks Vershtapen në Botërorin e Formula 1 të këtij viti. Përshtypjet e para të pilotit australian për makinën e re rezultuan pozitive pavarësisht kushteve jo optimale të motit dhe asfaltit.

‘Është e vështirë të gjesh dicka në makinë pas vetëm pak xhirosh, por përshtypja e parë është shumë e mirë-tha Riçardo në faqen zyrtare të internetit të Red Bull-nuk ndodhi asgjë që të më shqetësoje dhe mund të them se pjesa e pasme e makinës është mirë pavarësisht kushteve jo të mira. këto janë shenja inkurajuese’

Në botërorin e këtij viti, të gjitha makinat do të përdorin sistemin Halo të sigurisë që gjatë 2017 shkaktoi polemika dhe pakënaqësi. Riçardo e provoi këtë sistem duke i dhënë nota pozitive.

‘Mund të shoh shumë mirë-tha Ricçiardo-më parë kisha bërë vetëm disa xhiro me sistemin Halo. Ishte dicka e re, por këtë radhë me të vërtete që nuk e vura re, ishte sikur të mos ishte në makinë. Kështu që për mua, nëse nuk do të ketë ndonjë sinjalizim nga lart, nuk ka asnjë lloj problemi në këtë pikë’.

sfidanti.al