Duhej të kishte qenë një kohë e bukur, edhe pse pa futboll. Kutinjo përfitoi nga rasti që nuk luan dot për Barcelonën në Champions, dhe ndërmori një udhëtim gati 10 000 km larg, për në Brazilin e tij të dashur. Ai shkoi në qytetin e tij të lindjes, në Bejamar, dhe dëshironte të vizitonte tempullin e famshëm, “Sagrada Famila”.
E keqja nisi nga gabimi që bëri vetë, pasi parkoi keq makinën e tij Audi (makinë jashtërruge), dhe policia bashkiake bëri detyrën duke ia marrë mjetin luksoz (me “merimangë”, siç thonë në Kosovë). Nuk mjaftoi vetëm kjo, sepse në fund të fundit situatës iu gjet zgjidhja me taksi.
Kur u kthye në shtëpi, Kutinjo pa se ajo ishte vjedhur. Hajdutët kishin shkuar atje përpara tij dhe as nuk ishin kujdesur se po vidhnin një lojtar të kombëtares së Brazilit. Gjithsesi, përveç shqetësimit psikologjik nuk besohet se lojtari i ri i Barcelonës pati ndonjë problem tjetër, pasi ai është multimilioner, aq sa vetëm kartoni i tij u pagua 160 milionë euro.
Sfidanti.al