Çeshtja Milan-Yonghong Li shkon ne instancat me te larta te futbollit italian te FIGC. Presidenti i komanduar i ketij institucioni, Fabriçini ka vendosur te zhvilloje nje takim me drejtuesit ebklubit milanez per te kuptuar diçka me shume rreth zerave me te fundit qe jane jo pak shqetesuese.
‘Jam i shqetesuar per Milanin duke qene se kjo situate ka prekur nje klub te madh dhe nje pasuri te Federatea-tha Fabriçini-te shohim sesi do te shkojne gjerat, por ato qe jane publikuar ne faqet e para te gazetave te bejne te mendosh shume dhe prandaj duhet te tregohemi shume te kujdesshem. Do te kerkoj te hyj ne kontakte me drejtuesit e Milanit per te kuptuar se çfare po ndodh’.
Vetem nje dite me pare Corriere zbuloi problemet e padronit te ri te Milanit per shkak te borxheve te pashlyera ndaj 2 bankave dhe urdhrin e nje gjykate kineze ndaj tij per te nxjerre pasurine ne ankand.
Sfidanti.al