Gripi s’e ndal Bajernin në Bundesligë, por Championsi është ndryshe

Jup Hajnkes pati një arsye të fortë për t’u shqetësuar për fatin e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve. Trajneri i bavarezëve mori vesh se një epidemi gripi shpërtheu mes lojtarëve dhe kjo mund të ndikojë në ndeshjet e ardhshme, sidomos në Champions. E gjithë Bavaria po vuan nga gripi, madje edhe vetë trajneri “stoik” u detyrua të dorëzohej për disa ditë.

Gjithsesi, tifozët bavarezë mund të jenë të lumtur, madje shumë, me trajnerin e tyre. Kur Hajnkes u kthye në detyrë, Bajerni ishte 5 pikë prapa Dortmundit, ndërsa tani është 18 pikë përpara vendit të dytë. Trajneri ka fituar me skuadrën e tij 22 nga 23 ndeshjet e deritanishme dhe krahasimet me ekipin që fitoi tripletën në 2013 nuk mund të shmangen.

Sfidanti.al