Arsenal-Emirates; ‘martesa’ zgjatet edhe me 5 vjet

Arsenal-Emirates do të jetë një binom bashkëpunimi që do të bvazhdojë edhe në 5 vitet e ardhshme. klubi londinez dhe Kompania e linjës ajrore nënshkruan një kontratë të re sponsorizimi që skadon në sezonin 2023/24. Sipas medias britanike, Arsenali do të përfirtojë nga kjo kontratë e re me Emirates 280 milionë Dollarë në total, ndërkohë që vendoset edhe një rekord i ri.

Me kontratën e re, bashkëpunimi mes Arsenalit dhe Emirates në vitin 2024 do të arrijë në 18 vjet jetëgjatësi duke u bërë i pari klub londinez që e arrin dicka të tillë. Rekordin e mëparshëm mbante vetë Arsenalin që ka pasur një kontratë me JVC nga viti 1981 deri në 1999

Në të njëjtën kohë mësohet se stadiumi i Arsenalit do të vazhdojë të mbajë emrin e Emirates deri në vitin 2028, dicka që është përcaktuar në kontratën e rinovuar në vitin 2012.

Kontrata e sponsorizimit të Arsenalit është ndër më afatgjatat në futbollin anglez, por jo në atë evropian. Rekordin në këtë pikë në Kontinentin Evropian e mban pikërisht skuadra holandeze e PSV Eindhoven që bashkëpunon me kompaninë Phillips prej 34 vitesh

sfidanti.al