Binomi Rusia-dopingu shfaqet edhe ne Lojerat Dimerore te Pjongçangut. Çifti rus Krushelnitski-Brizgalova perpara pak ditesh fituan medaljen e bronzte ne Curling ne lojen dyshe te perzier, por kjo medalje rrezikom t’i hiqet duke qene se Aleksander Krushelnitski rezultoi pozitiv ne testet antidoping per substancen Meldonium, lende qe eshte perdorur nga persona qe kane pesuat atak ne zemer, por qe eshte ne listen e substancave te ndaluara qe nga viti 2016.
Lajmi eshte publikuar nga Sport Express, nderkohe qe priten edhe analizat B te testit. Mesohet se si Federata Nderkombetare e Curling ashtu edhe ajo ruse jane ne dijeni te situates, ndersa CAS nuk ka marre ende sinjalizime nga IOC.
Mesohet se Krushnelistiki e ka marre substancen disa jave perpara fillimit te Lojerave Dimerore, por sportisti e ka mohuar diçka te tille dhe ne ate kohe çifti ishte stervitur ne Japoni.
Nese gjithçka do te konfirmohet, rrezikohet te shpertheje nje kaos shume i madh. Rusia, qe eshte e pezulluar nga IOC, shpresonte qe ne ceremonine e mbylljes sportistet te sfilonin me emrin dhe flamurin e ketij vendi. Nje vendim qe do te merret te shtunen e ardhshme nga IOC, por me situaten e re te krijuar, gjerat veshtiresohen jo pak.
Sfidanti.al