Duhet te kalonin 9 vjet qe arbitri Tom Hening Ovrebo te beje ‘mea culpa’ per gabimet ne ndeshjen gjysmefinale te Liges se Kampioneve te 2009 mes Çelsit dhe Barcelones qe solli eliminimin e Bluve te Londres.
Nje interviste per te perditshmes ‘Marca’, norvegjezi pranoi gabimet e bera gjate asaj ndeshje qe mesa duket vendosi jo pak per karrieren e tij. Nje rrefim ky qe erdhi pikerisht ne prag te sfides te se martes mes Çelsit e Barcelones ne Stamford Bridge.
‘Ajo e Stamford Bridge nuk ishte mbremja ime me e mire-deklaroi Ovrebo-por gabimet behen si nga nje arbiter ashtu edhe nga futbollistet. Gjithsesi nuk mund te jem krenar per ate mbremje. U bene disa gabime’.
Ne intervisten e tij Ovrebo tregon se po ate mbremje ai kishte marre kercenime me vdekje qe e detyruan ate te nderroje hotel. Tom Hening Ovrebo u terhoq nga arbitrimi ne vitin 2010 per shkak te nje demtimi ne gju, por edhe sepse nuk u thirr nga FIFA per te gjykuar ne ndeshjet e Boterorit te Afrikes se Jugut.
Sfidanti.al