Ne Lojerat Olimpike Dimerore shfaqet edhe nje rast i dyshuar mashtrimi. Gjyqtari kinez i patinazhit artistik Çen Veiguang po hetohet pasi ka vene nota shume te larta per bashkekombasin e tij patinatorin Xhin Bojang gjate gares individuale per meshkuj.
Si anetar i jurise se perbere nga 9 persona, Çen ne 10 raste dha noten maksimale ne vleresimet e tij per elementet e konkurrimit ne patinazhin artistik ne Pjongçang. Ne elementet artistike vetem per pak nuk dha noten 10 dhe qendroi mes vleresimit 9.25 -9.5. Dhe e gjithe kjo kur te gjithe gjyqtaret e tjere dhane nota shume me te uleta per Bojang qe u rendit ne vendin e 4 pas japonezeve Juzuri Haniu, Shoma Uno dhe spanjollit Havier Hernandez.
Me kete qe ndodhi, Çen jo vetem qe mbetet jashte jurise se vleresimit ne kete disipline ne Pjongçang, por rrezikon te skualifikohet per 1 vit. Komisioni i Disiplines se Unionit Nderkombetar te Patinazhit do te shqyrtoje kete rast pas perfundimit te Lojerave Olimpike Dimerore.
Pas skandalit te shperthyer ne Lojerat e 2002 te Salt Lake City, sistemi i dhenies se pikeve eshte permiresuar ndjeshem dhe manipulimet e kryera qofte edhe nga nje gjyqtar i vetem jane reduktuar ndjeshem.
Sfidanti.al