Federeri i emocionuar: Ky është suksesi më i madh në karrierën time!

Rozher Federeri, mbas fitores që arriti në çerekfinale të turneut të Roterdamit, u bë tenisti më i moshuar nr.1 në botë. Ai, që nga e hëna (19 shkurt), mbas 303 javësh, do të bëhet përsëri tenisti nr.1 në botë në listën prestigjioze të tenistëve më të mirë në botë.

“Synimi i çdo tenisti është që të bëhet nr.1 në botë. Në fillim, atje mbërrin pasi ke luajtur shumë mirë, por, në atë rast, nuk duhet të mundohesh shumë që t’ia marrësh dikujt vendin e parë. Kurse, kur je në një moshë të madhe, si unë, duhet të përpiqesh dy herë më shumë, kështu që unë konsideroj se ky, ndoshta, është suksesi më i madh në karrierën time”, vuri në dukje tenisi zviceran.

Në gjysmëfinale, Federeri do të luajë me fituesin e ndeshjes mes Sepit dhe Medvjedevit, ndërsa do të marshojë drejt trofeut të 97-të në karrierën e tij.

Sfidanti.al