Devin Buker ishte njeriu që papritur la pas rivalët për të ngritur lart trofeun e fituesit të konkursit të gjuajtjeve për 3 pikë. Vetëm 21-vjeçar, basketbollisti i Feniksit, ndriçoi më shumë në të gjithë në këtë “copë” të spektaklit të Ndeshjes së Yjeve në “Stejpëlls Sentër” në Los Anxhelos.
Ai vendosi rekordin e ri të NBA-së duke fituar raundin final me 28 pikë nga 34 të mundshme, ndaj 25 të Klej Tompsonit, yllit të Golden Stejtit që ishte kampion i kategorisë në 2016. Kampioni i vjetshëm, Erik Gordon, u eleminua që në turin e parë dhe komentoi se “Devini mori zjarr dhe ishte i papërballueshëm”.
Buker u shpreh krenar që emri i tij u shkrua në krah të legjendave si Lerri Bërd e Krejg Hoxh, që të dy tri herë fitues, apo edhe Peja Stojakoviç, Stefën Kërri, Xhef Hornaçek, Dirk Novicki apo Pol Pirs.
Sfidanti.al