Tashme eshte zyrtare, Federata Spanjolle e Futbollit do te mbaje zgjedhjet e reja ne 9 prill. Qeveria e futbollit ne vendin iberik e beri te ditur lajmin nepermjet nje komunikate ne faqen zyrtare te saj te internetit.
Aktualisht Federata Spanjolle e Futbollit drejtohet nga Huan Luis Larrea i cili mori funksionet e Anhel Maria Vijar i cili u arrestua me akuzen e korrupsionit. Nje vendim i tille u jep fund polemikave qe jane krijuar ne muajt e fundit ku prelevuan interesat personale mbi ato per futbollin spanjoll dicka qe detyroi FIFA te nderhyje dhe te qortoje drejtuesit e futbollit spanjoll.
Per momentin kandidature e vetme e bere publike ne garen per president te RFEF eshte ajo e Luis Rubiales dhe pritet qe kete ta bejne edhe Manuel Jorente dhe vete Huan Luis Larrea.
Sfidanti.al