“Super Mario” s’dorezohet,  po kthehet në përfaqësuesen italiane?

Ka shumë mundësi që ish-talenti i madh i futbollit italian dhe botëror Mario Baloteli të thirret në përfaqësuesen italiane, të paktën, kështu shkruan media italiane. “Super Mario”, në fakt, po luan shumë mirë, edhe gjatë këtij sezoni, me Nisën dhe, gjatë pjesës së deritanishme të sezonit të Ligës së 1-rë franceze, ai ka shënuar, gjithsej, 13 gola, ndërkohë që, sikurse thuhet, trajneri i përkohshëm i përfaqësueses së Italisë ka vendosur që ta thërrasë atë në kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme.

Sa për kujtesë, Italia do të zhvillojë, në mars, dy ndeshje miqësore me Argjentinën dhe Anglinë. Duhet të thëksohet se Baloteli ka katër vite që nuk ka marrë ftesë që të luajë me përfaqësuesen italiane, ndërkohë që, gjatë se kaluarës, ai ka qenë një nga lojtarët e saj kryesorë.

Sfidanti.al