Mançester Junajtid eshte ne pole position per te blere Garet Bejl dhe Iskon ne merkaton e veres. Kjo eshte ajo qe publikon tabloidi britanik ‘Daily Star’ sipas te cilit qendrimi i ketyre lojtareve te Reali i Madridit nuk eshte i sigurt.
Gjithnje sipas ketij tabloidi, Mançester Junajtid do te kerkoje qe te shfrytezoje situaten e Bejl dhe Iskos per te blere kartonin e tyre. Uellsiani nuk po gjen vazhdimesine e tij ne aktivizim per shkak te demtimeve te shpeshta. Ndersa Isko e sheh veten si zevemdesuesin e lojtareve qe formojne te famshmen BBC.
‘Mançester Junajtid eshte favorit per te blere Iskon dhe Bejl qe do te formonin nje dyshje fantastike sulmuese-shkruante ‘Daily Star’ se ciles duket se i bashkohen edhe bookmakersat britanike persa i perket kesaj ceshtje.
Sfidanti.al