Guardiola në kundërsulm për 300 milionë euro blerje në mbrojtje

I fundit në “vathë” erdhi Ajmerik Laporti. Ai që mund të quhet si ish-futbollisti i Atletikut të Bilbaos, firmosi kontratën me Mançester Sitin, pasi klubi anglez pranoi të paguante klauzolën e transferimit prej 65 milionë eurosh. Në total, vetëm për repartin e prapavijës, së bashku me dy portierët, Pep Guardiola ka paguar 317.1 milionë euro, pra një pasuri të vërtetë.

Pak javë më parë, Zhoze Murinjo lëshonte një “shigjetë” për Sitin duke u shprehur se ka klube që i blejnë mbrojtësit me çmimin e sulmuesve. Guardiola nuk pati aspak ndër mend ta mbante gojën mbyllur. “Ka klube që shpenzojnë 300 apo 400 milionë vetëm për dy lojtarë”, – tha ai, duke pasur parasysh sidomos Paris SG (Nejmar, Mbape), por edhe Barcelonën (Kutinjo, Dembele).

Guardiola ka shpenzuar 448 milionë paund stërlina që kur mori detyrën një vit e gjysmë më parë, dhe katalanasit bën një “mea culpa”, sidoqoftë. “Ne e pranojmë kritikën, por duhet të shpenzosh që të konkurrosh në këto nivele, – tha ai, – ky është realiteti. Rëndësi ka që lojtarët që vijnë këtu, të luajnë shumë mirë”.

Blerjet kryesore të Mançester Sitit (të gjithë mbrojtës e portierë, me përjashtim të De Brujnit dhe Stërlingut):

74 milionë euro për Kevin De Brujnin (55 milionë paund stërlina)

65 milionë euro për Ajmerik Laportin (57 milionë paund stërlina)

62.5 milionë euro për Rahim Stërlingun

57.5 milionë euro për Benzhamin Mendinë

55.6 milionë euro për Xhon Stounsin

51 milionë euro për Kajl Uolkerin

40 milionë euro për Edersonin

30 milionë euro për Danilon

18 milionë euro për Klaudio Bravon

Sfidanti.al