Mançester Siti prish planet e Realit; hyn në garë për Eden Hazard

Reali i Madridit duket se nuk është i vetëm në tentativën për blerjen e Eden Hazard nga Çelsi. Në horizontin e klubit merenges në këtë ‘garë’ është shfaqur Mancester Siti i cili ka vendosur të bëjë tentativën e tij në muajt e verës për të siguruar kartonin e mesfushorit duke shprehur gatishmërinë për të paguar 170 milionë Euro për Eden Hazard.

Kjo lëvizje e Mançester Sitit u bë pasi Citizens hoqën dorë nga blerja e Aleksis Sançez. Sipas trajnerit Pep Guardiola,  Mancester Siti përfiton më shumë nga investimi për hazard sesa nga ai për Sançez. për më tepër, një ardhje e mundshme e Hazard te mançester Siti do të thotë një bashkim me belgun tjetër Kevin De Brëjne për të krijuar një mesfushë vërtet të frikshme

Për më tepër, mançester Siti po mendon që t’i ofrojë Eden hazard një kontratë të përafërt me atë të De brëjne me pagë prej 300 mijë Paund në javë shuifër së cilës i shtohen edhe 50 mijë Paund të tjerë në formën e shpërblimeve

sfidanti.al