Konte dhe Çelsi, ndahen rrugët? Luis Enrike shihet si pasues i italianit

Rrugët mes Antonio Kontes dhe Çelsit duket se do të ndahen në fund të sezonit. Sipas tabloidëve britanikë. tekniku italian do të largohet nga skuadra kampione e anglisë dhe shkak për këtë ndarje duket se janë bërë mosmarrëveshjet mes tij dhe padronit të klubit londinez, Roman Abramoviç që po zgjasin prej muajsh dhe duket se nuk do të përmirësohen.

Konte gjithnjë është ankuar për lëvizjet e bëra nga drejtuesit e Çelsit në merkaton e transferimeve madje ka arritur deri aty sa të thotë se shpeshherë drejtuesit e tij kanë bërë tratativa pa dijeninë e tij duke larguar lojtarë të cilët Konte i konsideron të dobishëm për skemën e tij sic ishte Nemanja Matiç.

Duke parë sesi po shkojnë gjërat te kampionët e Anglisë, Konte  po e mendon seriozisht rikthimin në Pankinën italiane, ndërkohë që te Çelsi duket se kanë filluar kërkimet për pasuesin e tij. Emri që po përflitet së fundmi është ai i Luis Enrikes i cili duket se ka një avantazh të madh kundrejt kandidatëve të tjerë Simeone apo Alegri, pasi Luis Enrike është ende i lirë, ndërkohë që 2 të tjerët janë nën kontratë me me klubet e tyre respektive, Atletiko Madrid dhe Juventus. Luis Enrike në verën e vitit 2017 vendosi të lërë Barcelonën me të cilën arriti të fitpojë 2 tituj kampionë të Spanjës, 1 Ligë Kampionesh dhe 2 Kupa të Mbretit

sfidanti.al