Sër Aleks Ferguson u fotografua ndërsa fliste me dikë në një makinë luksoze Mercedes Benz. Ishte mjeti me të cilin po lëvizte në Mançester, Aleksis Sançezi, ai që mund të cilësohet sulmuesi i ri i Junajtidit. Legjenda e klubit, njeriu i 13 titujve kampion, mësohet se e ka përshëndetur afrimin e ri të Zhoze Murinjos, edhe pse paga e Sançezit duket e jashtëzakonshme.
Mediat britanike shkruajnë se flitet për 600 000 paund stërlina në javë, që do të thotë gati 690 000 euro, apo mbi 36 milionë euro në sezon. Kjo shumë faraonike ndahet në rrogën bazë prej 350 000 paund stërlinash në javë, më e larta në Premier Ligë, të drejtat e imazhit me 100 000 paund në javë dhe shpërblime të ndryshme prej 144 000 paundësh në javë.
Sançez pret tani lejen e punës, që do të vulosë transferimin më të madh në futbollin anglez përsa i përket të ardhurave të futbollistit, ndërsa Arsenali mori pjesërisht shumën që dëshironte nga kartoni i futbollistit, i cili në verë do të mbetej pa kontratë.
Sfidanti.al