Duelet e Superligës kanë frikë nga duelet e politikës!

Ishte parashikuar për të shtunën, por java e 17-të e Superligës do të përplasej me një tjetër “kompeticion”, atë të politikës. Më e udhës u pa që të afrohej të premten, meqë partitë në Shqipëri zakonisht nuk janë gati të tërhiqen nga e tyrja. Kështu, duelet e futbollit patën frikë nga ato të PD-LSI-së në një krah, e PS-së në tjetrin, ndaj edhe fundjava do të jetë bosh.

Të gjitha brenda pak orëve, sfidat janë gjithsesi interesante. Nuk mund të quhet ndryshe kur Shpëtim Duro pret Sulejman Starovën dhe Flamurtari ndeshet në Vlorë me Partizanin. Ka një llogari të hapur mes dy trajnerëve, dikur miq e sot armiq.

Intriguese edhe Luftëtari-Skënderbeu, ku gjirojkastritët e Likës janë kthyer ata të sezonit të kaluar. A do t’ia dalin me kryesuesit? Do të merret vesh të premten me ndeshjen që nis në 14:00.

Java 17, ora 14:00, Kamza-Laçi, Luftëtari-Skënderbeu, Teuta-Lushnja, ora 17:00, Flamurtari-Partizani, Vllaznia-Kukësi.

Renditja: Skënderbeu 37 pikë, Flamurtari 28, Laçi 27, Kukësi 25, Partizani 24, Kamza 23, Luftëtari 19, Teuta 15, Vllaznia 15, Lushnja 8.

Sfidanti.al