Maqedonia bën “heroizëm” në Europian, kujt i shkonte mëndja!

Maqedonia arriti që të bëjë një “heroizëm” në kampionatin evropian të hendbollit për meshkuj që po zhvillohet në Kroaci, pasi arriti që ta  kalojë fazën e parë të grupit, duke mundur Slloveninë 25-24 dhe Malin e Zi 29-28, ndërsa barazoi 25-25 me titullmbajtësen Gjermaninë, duke arritur që të kalojë në fazën e dytë të Evropianit. Nga Grupi C, ku bënte pjesë Maqedonia, për më tej u kualifikuan vetë Maqedonia, Gjermania dhe Sllovenia, ndërsa në shtëpi u kthye Mali i Zi, ndërkohë që nga grupi D vazhdojnë më tej Danimarika, Spanja dhe Cekia, ndërsa u skualifikua Hungaria.

Maqedonia, në fakt, është befasia më e këndshme e kampionatit të deritanishëm evropian, pasi ajo doli në kye të grupit dhe, tani, do të luajë në Varazhdin në fazën e mëtejshme të Evropianit. Sa për kujtesë, dy ekipet e vendeve të para të këtij grupi do të ndeshen në gjysmëfinale, kurse dy ekipet e vendeve të treta do të luajnë për vendine  tretë.

Sfidanti.al