Inter-Barcelona arrihet akordi, Rafinja do të veshë fanelën zikaltër

Luçano Spaleti do ta ketë Rafinjën nën urdhrat e tij tek Interi. drejtuesit e klubit zikaltër kanë gjetur më në fund akordin me ata të barcelonës për transferimin e 24 vjecarit në Milano. Interi do ta marrë Rafinjën me huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për vlerën e 35 milionë Eurove, shifër së cilës do t’i shtohen edhe 3 nmilionë euro të tjerë në formën e shpërblimit nëse Interi kualifikohet për në Ligën e Kampioneve dhe nëse Rafinja luan një numër të caktuar ndeshjes.

mësohet se ditën e diel, braziliani do të  udhëtojë drejt Milanos ku do të kryejë vizitat mjekësore, ndërkohë që do të jetë i pranishëm edhe në San Siro për të ndjekur ndeshjen mes Interit dhe Romës. Rafinja është  goditja e dytë e Interit në merkaton e transferimeve të janarit pas Lisandro Lopez nga Benfika. Por nuk mbyllet këtu, Interi po punon për të sjellë në Milano edhe Stërrixh që do të vijë vetëm nëse largohet Eder dhe Ramires, por për këtë të fundit bisedimet janë të komplikuara.

sfidanti.al