Di Maria flet rallë: “Mesi është më i miri edhe pa Kupën e Botës”

Ylli i PSZH-së, Anhel Di Maria, nuk pajtohet me mendimin se bashkatdhetari i tij, Lionel Mesi, do të mund të konsiderohet më i miri në botë, nëse Argjentina do të fitojë Kupën e ardhshme të Botës, Rusi-2018.

“Mesi është futbollisti më i madh dhe triumfi eventual i Argjentinës në Kupën e Botës vetëm se do të jetë një konfirmim i faktit se ai është më i miri. Argjentina, gjithnjë, është favorite në turnetë e mëdha dhe, kështu, do të ndodhë edhe gjatë kësaj vere. Kjo, në radhë të parë, falë Mesit. Sidoqoftë, ka edhe ekipe të tjerë të nivelit të lartë, si Spanja dhe Franca, që mund të pretendojnë, por, megjithaë, Argjentina është ndër favoritet kryesore”, thotë sulmuesi anësor këmbëshpejtë argjentinas. Sikurse dihet, Argentina, në Kupën e Botës të Rusisë, në grup ka Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

Sfidanti.al