Do të duhej të ishte njeriu që të rikthente titullin te Partizani pas 24 vitesh, por në fakt është bërë si rrufepritës duke marrë goditje të vazhdueshme. Ndonjëherë nga kundërshtarët, ndonjëherë nga fati dhe, në disa raste, edhe nga brenda “shtëpisë” së tij. Sulejman Starova nuk ka droje të flasë për debatin e ashpër me Trashin dhe ta qortojë atë publikisht se si, në këtë moment delikat të Partizanit, nuk merr pak më shumë përgjegjësi dhe të ndihmojë ekipin në harmoninë e klubit
Por ky është pretendimi i Starovës natyrisht, pasi Trashi, nga ana tjetër, thotë se ka marrë fyerje nga trajneri dhe se ky i ka thënë se nuk është në planet e tij. Këtë të fundit “Bobi” e mohon kategorikisht.
“Pse më dini naiv që, në një moment kur kam skuadrën kaq të limituar, t’i them një lojtari të rëndësishëm si Trashi se nuk e kam në planet e mia? Ç’janë këto përralla?! Po, patëm debat dhe lojtari gaboi rëndë, por për asnjë moment nuk i kam thënë se nuk e kam në plan”, thotë Starova.
Marre nga Panorama Sport