Formula 1, Zhan Tod: Kufizimi i shpenzimeve s’mjafton per uljen e kostove

Kufizimi i buxhetit të skuadrave të Formula 1 është një temë që po diskutohet shumë kohët e fundit. Skuadrat më të rëndësishme nuk janë aspak dakord, ndërkohë që për këtë cështje ka folur edhen presidenti i FIA, Zhan Tod. Në një intervistë për ‘Autosport’, Tod ka theksuar se vetëm vendosja e një kufiri mbi shpenzimet nuk mjafton, por duhen edhe rregulla të tjera që të sistemojë cështjen e kostove.

‘Është diskutuar shumë për vendosjen e një kufiri të shpenzimeve të skuadrave të Formula 1-tha Tod-është një zgjedhje e vlefshme, por që duhet të shoqërohet edhe me veprime të tjera pasi nuk mund të mjaftojë kur bëhet fjalë për periudha afatgjata’.

Skepticizmi i skuadrave në lidhje me këtë cështje është i madh dhe këtë e shpreh drejtuesi i Red Bull, Christian Horner

‘Nuk jam në për kufizimin e buxhetit të skuadrave-tha Horner-kjo sepse e di shumë mirë se skuadrat do ta kenë shumë të vështirë të zbatojnë me përpikmëri një rregull të tillë. Kostos janë rritur nga rregullat e vendosura dhe fillimisht duhet të ndërhyhet në këtë aspekt për të eliminuar të gjithë problemin dhe më pas të vendoset kufiri mbi shpenzimet’.

sfidanti.al