Ikardit i soset durimi: Liga e Kampioneve ose largim nga Interi!

Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, e ka humbur durimin mbas serisë së rezultateve të këqia dhe ka kërcënuar se do të largohet nga ekipi, nëse ky i fundit nuk do të sigurojë kualifikimin për në Ligën e Kampioneve. Interi, në fakt, nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga data 3 dhjetor 2017 (fitorja ndaj Kievos), ndërsa vetëm falë rezultateve të mira gjatë periudhës së kaluar, ndodhet në vendin e 3-të të Serisë A që të çon në Ligën e Kampioneve, por, sidoqoftë, ai ka nëntë pikë më pak se Napoli i vendit të parë.

Ky futbollist argjentinas që ka ardhur në Milano më 2013, në tetor të vitit të kaluar, e vazhdoi kontratën deri më 2021, ndërkohë që klauzola e blerjes së tij është 110 milionë euro dhe, si kandidat kryesor, për sigurimin e shërbimeve të tij, gjatë verës së ardhshme, përmendet Reali i Madridit.

Sidoqoftë, nëse Ikardi vendos që të qëndrojë tek Interi edhe sezonin e ardhshëm, atëherë, paga e tij vjetore do të jetë 9 milionë euro dhe klauzola e tij e shitjes ose e blerjes do të dyfishohet.

Sfidanti.al