Shkoi në Torino per të parë Juventusin, futbollisti rus rrezikon perjashtimin

Udhëtimi drejt Torinos për të ndjekur Juventusin në ndeshjen me Interin mund t’i kushtojë shtrenjtë Pavel Pogrebnjak. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Drejtuesit e klubit ku ai bën pjesë, Dinamo e Moskës kanë hapur hetime të brendshme për sjelljen e futbollistit 34 vjecar që rrezikon të ndëshkohet rëndën deri në përjashtim nga skuadra

Po cfarë ka vërë Pogrebnjak? Sulmuesi preferoi të mos luajë ndeshjen e kampionatit me Anzhin për të shkuar në Allianz Arena të Torinos për të ndjekur sfidën mes Juventusit dhe Interit e zhvilluar në 9 dhjetor të vitit të kaluar. Raportet mes sulmuesit dhe klubit janë kompromentuar prej kohësh me Pogrebnjak që ka mbetur jashtë planeve të trajnetit Çoklov. Në këtë sezon 34 vjecari ka luajtur vetëm 1 ndeshje atë të 29 tetorit ndaj Tosnos.

sfidanti.al