Arsen Venger nuk dorezohet te pakten për Ozil: Ekiston mundësia që të qëndroje

Arsen Venger nuk është dorëzuar ende për mbajtjen e Mesut Ozil, ndryshe nga sa ndodh me Sançez që është vënë në shënjestrën e dy skuadrave të Mançesterit. Trajneri i arsenalit ka deklaruar se Ozil ka shumë mundësi që të qëndrojë te Topçinjtë e Londrës

‘Ekziston mundësia që Ozil të qëndrojë ende te Arsenali-tha Venger-lojtarët e sotëm duan të fitojnë tituj, por edhe para, një kombinim mëse i mundur te klubet e mëdha. Ozil ka fituar dicka këtu dhe dëshiron të luftojë për titullin e Premier Leagues, gjë që do të ishte dicka e drejtë. me shumë muindësi, Sançes nuk do të rinovojë, ndërkohë që ne duam të mbajmë edhe Uilshier(edhe ky është në përfundim të kontratës). Nëse e bindim edhe Ozil të qëndrojë, atëherë rindërtimi i skuadrës nuk do të jetë më pak i thellë’.

Po bëhet evidente që futbollistët cdo ditë e më shumë preferojnë të presin fundin e kontratës për t’u transferuar diku tjetër me parametra zero dhe sipas Venger arsyeja është e thjeshtë; transferimet janë shumë të kushtueshme. Agjentët u thonë klubeve të interesuara se janë gati të sjellin klientët e tyre falas, por në llogaritë e tyre duhet të kalojë një shifër në formën e komisioneve dhe për Venger është pikërisht ky fakt që po vret merkaton e transferimeve

sfidanti.al