Arabia Saudita bën historinë: femrat për herë të parë në stadium

Ndryshim historik në Arabinë Saudite; për herë të parë në këtë vend femrat i lejuan të hyjnë në stadium futbolli për të ndjekur ndeshje. Vendimi për të hequr ligjin që i ndalonte ato të shkojnë në impiante futbolli ishte bërë i ditur ë në muajin tetor dhe këtë të premte u pa zbatimi i ligjit të ri në Gedda.

Ishte ndeshja mes Al Ahli dhe Al Batin e mbyllur 5-0 për Al Ahli, sfida e parë që pati tifoze femra në shkallët e stadiumit. që nga momenti i bërjes së ditur të vendimit për lejimin e fermrve në stadium e deri në zbatimin e këtij ligji në Arabinë Saudite impiantet iu nënshtruan disa modifikimeve; u shtuan disa zona që iu rezervuan vetëm femrave, tualetet për femra dhe zonat e lutjes(në Arabinë Saudite, femrave nuk u lejohet të luten së bashku me meshkujt). Përvec atij të Geddas, stadiume që iu nënshtruan ndryshimeve pas ligjit të ri ishin ata të tijadit dhe Dammamit.

sfidanti.al