Arda Turan kthehet ne Turqi, kalon te Bashakshehir me huazim

Arda Turan kthehet në shtëpi, në Turqi. Mesfushori do të jetë pjesë e Istanbul Bashakshehir  deri në vitin 2020. Barcelona zyrtarizoi kalimin e tij te skuadra turke në formën e huazimit me Bashakshehirin që ka opsion blerjen e kartonit të futbollistit gjatë këtyrë dy viteve e gjysmë.

Arda Turan, u transferua te Barcelona në vitin 2015, por aktivizimin e nisi në fillim të vitit 2016 pasi katalanasit ishin të dënuar me bllokim të merkatios nga FIFA. Gjatë këtyre dy sezoneve e gjysmë të qëndrimit te Barcëlona, mesfushori turk luajti 55 ndeshje duke shënuar 15 gola ndërkohë që mundi të fitojë edhe 6 trofe: 1 titull në La Liga, 2 Kupa të Mbretit, 1 Superkupë Spanjolle, 1 Superkupë të Evropës dhe 1 Botëror Klubesh

sfidanti.al