Barcelona ‘ngre murin’; kërkon 30 mln Euro dhe bonuse për Rafinjën

Barcelona e komplikon shumë cështjen e transferimit të Rafinja Alkantara te Interi. Klubi katalanas, duke ditur se braziliani nuk hyn më në planet e Valverdes,  dëshiron që të përfitojë sa më shumë që të jetë e mundur nga transferimi i tij. Interi kishte ofruar për brazilianin 18-20 milionë euro së bashku me shpërblime të tjera, një ofertë kjo që duket se nuk i ka bindur drejtuesit e nënkampionëve të Spanjës.

Këta të fundit pretendonin dicka më shumë në këtë cështje; 30 milionë Euro dhe bonuset që përbëjnë dyfishin e shifrës së ofruar nga milanezët. Në këtë pikë, rreziku që transferimi i Rafinjës te zikaltrit të dështojë është i madh kështu që zikaltërve do t’u duhet të mendojnë edhe për gjetjen e ndonjë alternative tjetër.

sfidanti.al