Më mëngjesin e kësaj të shtune, më botën sportive filloi të qarkullojë lajmi i publikuar nga e përditshmja italiane ‘La Stampa’ ku flitet për hapjen e hetimeve në lidhje me shitjen e Milanit tek sipërmarrësi kinezë Yonghong Li. Në artikullin e kësaj të përditshmeje theksohet se gjatë hetimeve të kryera nga Prokuroria e Milanos u konstatua vlera prej 720 milionësh e shitjes së klubit kuqezi ishte 300 milionë më e lartë se vlera reale e klubit. Një lajm ky që u përgënjeshtrua menjëherë nga Prokuroria e Milanos nëpërmjet kreut të saj Françesko Greko që theksoi se nuk ka asnjë procedim penal për procesin e shitjes së Milanit.
Po kështu, bëri përgënjeshtrimin e tij edhe Nikolo Gedini emri i të cilit ishte përmendur në artikullin e ‘La Stampa’ ku theksohej se ai kishtë dërguar në prokurori dokumenta për të vërtetuar rregullsinëe e transferimit të parave nga kinezët ndërkohë që u zbuluan materiale të tjera që tregojnë të kundërtën. Nikolo Gedini theksoi se ky lajm është fals dhe është publikuar për të dëmtuar një pjesë të politikës italiane.
sfidanti.al
—