Çfare vendimi, Guardiola u thotë JO konferencave të shtypit!

Në konferencën e fundit të shtypit, të zhvilluar mbas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Ligës me Bristolin që Mançester Siti mezi e fitoi 2-1, me një gol të shënuar në minutat e fundit, Guardiola që u pyet nga një gazetar, nëse ai, vetë, kishte meritë për golin që shënoi Serhio Aguera, pasi, fillimisht, u përgjigj në mënyrë të kultuaruar, më pas, i bëri një apel të pazakontë Shoqatës së Futbollit të Anglisë. “Unë nuk kam asnjë meritë për atë gol dhe të tjerët, pasi meritë për golat kanë futbollistët. Ata luajnë në fushë, ata janë të talentuar, kurse unë nuk kam lidhje me golat që shënohen. Madje, unë kam mendimin se konferencat e shtypit duhet të mos zhvillohen fare. Mendoj se ato janë të tepërta, se ne nuk duhet të flasim shumë dhe dhe se më mirë sesa neve flasin lojtarët në fushë”, deklaroi Guardiola, duke shtuar:

“Ajo që ne bëjmë në konferencat e shtpit, nuk ka asgjë të mirë, sepse ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse flasim në boshllëk dhe mua ato më kanë ardhur në majë të hundës. Do të doja që t’i kërkojë Shoqatës angleze të Futbollit që ta marrë në konsideratë propozimin tim që konferencat e shtypit të anulohen. Futbolli luhet në fushë dhe jo në qëndrat e shtypit”, vuri në dukje Guardiola.

Sfidanti.al