Ylli i Borusias së Dortmundit, Pjer Emerik Obamejang, ishte vetëm një hap pranë transferimit në Kinë dhe do të vishte, në një të ardhme të afërt, bluzën e ekipit ë njohur, Guanzhou Evergrande. Të gjithë mediumet konfirmuan se transferimi ishte kompletuar, se Obamejangu do të kalonte nga Borusia për në klubin e mësipërm kinez që do të paguante për të 72 milionë euro dhe se vetëm pritej zyrtarizimi i këtij transferimi. Por, megjithatë, duke pasur parasysh rregullat se klubet kinezë duhet të paguajnë një taksë 100 përqindshe për transferimin e futbollistëvë të rritur, federata kineze e futbollit u dërgoi një paralajmërim të fortë klubeve të kampionatit kryesor kinez.
“Shoqata e Futbollit të Kinës është e shqetësuar për shkak të zhvillimeve nbë tregun e transferimeve. Nëse do të konstatohet çfarëdo llojë shkeljeje, do të ketë sanksione, pasi rregullat do të zbatohen mjaft seriozisht”, vihet në dukje në njoftim të federatës kineze. Kur u bënë llogaritë përkatëse, oferta e Guanzhout prej 72 milionë eurosh plus taksa prej 66 milionë eurosh, duke shtuar edhe pagesën prej 20 milionë eurosh për futbollistin në fjalë gjatë katër sezoneve, dhanë shumën e përgjithshme prej 258 milionë eurosh që, me të vërtetë, është një shumë tepër e madhe. Duke pasur parasysh sa më sipër, klubi Guanzhou, përmes një njoftimi zyrtar, konfirmoi se ai hiqte dorë, përfundimisht, nga angazhimi i Obamejangut.
Sfidanti.al