Stouk Siti blen një futbollist .. pilot, flet pesë gjuhë dhe i bie pianos!

Shumica e futbollistëve profesionistë i është përkushtuar vetëm futbollit dhe ata nuk e ngarkojnë veten me detyrime ose angazhime të tjera, por nuk është i tillë futbollisti i ri që bleu, këto ditë, Stouk Siti i Premier Ligës. Ky klub anglez bleu Moric Bauerin 25-vjeçar që është një futbollist jotipik. Veç faktit se ai është një futbollist i mirë, pjesëtari i përfaqësueses së Austrisë, Bauer, zotëron edhe lejën si pilot avioni, kështu që shumë kohë, kur ai nuk ka stërvitje, e kalon në ajër dhe me siguri që karrierën e tij, mbasi ta lejë futbollin, do ta vazhdojë në ndonjë shoqëri ajrore.

Por, Baueri, po ashtu, është edhe një pianist i shkëlqyer, kështu që, në shpesh raste, ai relaksohet, duke i rënë pianos. Nëse kjo ju duket juve pak, atëherë, ai është edhe poliglot, pasi flet pesë gjuhë evropiane. Krahas gjermanishtes, ai flet frëngjishten, anglishten dhe spanjishten, ndërsa ka mësuar edhe rusishten, pasi ka luajtur me Rubin Kazanin. Baueri ka lindur si zivceran dhe ka luajtur me ekipet e të rinjve të këtij vendi, por ka vendosur që të luajë me Austrinë. Te Stouk Siti ai vjen nga Rubini, ndërsa, më parë, ka luajtur me Grashopersin.

Sfidanti.al