Gatuzo i pakënaqur: “Janë magjistarë me topin, por nuk dinë të luajnë si ekip”

Xhenaro Gatuzo pati një nisje të vrullshme në punën e tij trajner i Milanit, duke pësuar humbje dramatike, duke pësuar gola në minutat e fundit, duke pasur revolta të tifozëve kundër portierit Xhixhi Donaruma, etj. Por, sidoqoftë, Rino popullor, sikurse i thonë ndryshe italianët Gatuzos, nuk heq dorë lehtë nga synimet e veta.

Rino thotë se aftësitë e lojtarëve të tij në përdorimin e topit janë mjaft të mira, madje, ka nga ata në ekip që janë magjistarë të vërtetë, por se ata nuk dinë të luajnë si ekip.

“Jam befasuar nga mentaliteti, ndërsa kam konstatuar se në ekip mungon motivimi, kështu që duhet ta nxisim atë. Unë, për vetë, kam besim tek ekipi, sepse këtu mbizotërojnë rregulla rigoroze të sakta dhe nuk ka vend për justifikime. Sa i përket përdorimit të topit, lojtarë tanë janë mjeshtra, por e keqja është se ata nuk dinë të luajnë si ekip. Kur shoh sesi luftojnë ekipe të tjerë të gjithë bashkërisht, me vjen keq se një shpirt i tillë nuk ekziston, tani për tani, te neve”, vuri në Gatuzo.

Sfidanti.al