Stadiumi i ri i Totenhemit bekohet me hirin e një legjende

Dikur, tradita e detit ishte që kapiteni duhej të mbytej me anijen e tij dhe që hiri i detarëve të shpërndahej në oqean e det. Tek Totenhem Hotspuri tradita e deshi që hiri i njërës prej legjendave më të mëdha të klubit të futej nën dhe pikërisht aty ku takohen dy stadiume, ai i vjetri dhe ai i riu.

Spërsat vendosën të bënin pikërisht këtë për gjigandin e tyre të dikurshëm dhe të paharruar, Bill Nikolson, ish-lojtar i madh dhe ish-trajner edhe më i madh. Hiri i tij u varros pikërisht në vendin ku takohen stadiumi i ri “Uajt Hart Lejn” me ish-stadiumin tashmë të shkatërruar dhe shumë historik, po “Uajt Hart Lejn”.

Nikolson luajti 314 ndeshje në kampionat me Totenhemin duke dalë kampion në 1951 e duke fituar Superkupën po në 1951. Si trajner drejtoi Spërsat për 16 vjet, nga 1958 deri në 1972 duke fituar 11 trofe, ndër të cilët kampionatin anglez, tri herë Kupën e Anglisë, 3 herë Kupën e Ligës, tri herë Superkupën e Anglisë, një Kupë të UEFA-s në 1972 dhe një Kupë të Kupave të Europës në 1963.

Sfidanti.al