E pabesueshme, por e vërtetë; 51 vjeçari Miura rinovon me Yokohamën edhe 1 sezon

Në 26 shkurt do të mbushë 51 vjec, por Kazujoshi Miura nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi japonez që në vitet 90 ka luajtur për një sezon me Xhenoan, rinovoi kontratën me me Yokohama FC, skuadër e Divizionit të Dytë në kampionatin japonez ku aktivizohet që nga viti 2005. Ishte vetë klubi i Yokohamës që komunikoi lajmin për zgjatjen e bashkëpunimit me Miurën për të cilin do të jetë sezoni i tij i 33 në karrierë në futbollin profesionist.

Ky rinovim kontrate tregon se Miura nuk ndjen ende lodhje nga stërvitjet, ndeshjet e futbollit në fushën e Yokohamës apo në transfertë kudo qofshin. Dëshira dhe pasioni për këtë sport nuk i është shuar akoma, pavarësisht se në marsin e vitit të kaluar arriti të thyejë rekordin e Stenli Methjus duke u bërë lojtari më i vjetër në moshë në futbollin profesionist me 50 vjec e 14 ditë

Në Itali, ka luajtur vetëm 21 ndeshje me fanelën e Xhenoas duke shënuar 1 gol; atë në derbin me Sampdorian. Ndërsa me kombëtaren japoneze Miura ka luajtir 89 ndeshje duke shënuar 55 gola, por ai nuk ka mundur asnjëherë t’i gëzohet pjesëmarrjes në një kampionat botëror

sfidanti.al