Mediat kritikojnë Këlnin: Ku, rinovimi me Mavrajn?

Kritikat janë krejt normale kur bëhet fjalë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Nëse Këlni mban vendin e katërt në Bundesligë, duke lënë pas klube shumë më të fuqishëm si Dortmundi apo Shalke, një meritë të madhe ka Mërgim Mavraj, por për mbrojtësin shqiptar nuk po vjen rinovimi i shumëpritur.

Media e qytetit të Këlnit, “Gajsblog Këln” shkruan e habitur sesi drejtuesit ende nuk kanë nisur bisedimet me lojtarin, akordi i të cilit përfundon verën e ardhshme. “Mavraj është kthyer në lojtar të domosdoshëm të formacionit, – shkruan media, – a do të vlerësohet tashmë me një kontratë të re?”. Edhe titulli i artikullit është shumë domethënës: “Mbrojtësi i harruar, kur do të rinovojë Mavraj?”. Theksohet, gjithashtu, se pavarësisht se shqiptari nuk është shumë i shpejtë, ai është tepër pozicional.

B.Kuka