Interi është bërë problem; shpresa e zikaltërve, merkatoja e transferimeve

Tashmë Interi është kthyer në një cështje në Serinë A, 3 pikë në 5 ndeshjet e fundit janë pak për një skuadër që një muaj më parë ëndërronte për titullin kampion. Për milanezët bëhet e detyrueshme ndërhyrja në merkaton e transferimeve ku kërkohen me cdo kusht një qendërmbrojtës dhe një mesfu

Rënia e Interit në muajt e fundit është e dukshme; 3 pikë të fituara në 5 ndeshjet tregon se Spalletti duket se e ka humbur efektin e tij te skuadra. Zikaltrit kanë nevojë për përforcime dhe urgjenca më e madhe është ajo për një qendërmbrojtës dhe një mesfushor që të jetë në gjendje që të ringjallë manovrën sulmuese, ndërkohë që nuk përjashtohen largimet ku probabilitetin më të madh për këtë e kanë Zhoao Mario e Brozovic.

Valter Sabatini që është koordinatori teknik i pronarëve të Interit, Suning ka shkuar në Kinë për të diskutuar me drejtuesit e kompanisë kineze në lidhje me investimet që duhen bërë në skuadër. Emrat që përmenden janë disa si psh; Pastore e Mkitarian për mesfushën edhe pse argjentinasi ka deklaruar se nuk largohet nga Paris Sën Zhermen. Në mbrojtje, Spaleti ka siguruar bastonin por kërkon edhe një futbollist tjetër që ka më shumë përvojë si Dejli Blind.

Por këto lëvizje mund të bëhen vetëm nëse drejtuesit e Suning binden që të heqin dorë nga politika e financimit që rrezikon të lërë sërish Interit jashtë kompeticioneve evropiane.

sfidanti.al