Bisedime Seul-Phenian në 9 janar? Për praninë e Koresë së Veriut në Lojërat Dimërore

Koreja e Jugut i hap rrugën një dialogu për paqen me Korenë e Veriut për të favorizuar pjesëmarrjen e këtij vendi në Lojërat Olimpike Dimërore. Propozimi u bë nga Ministri i unifikimit Ço Mjoung-gion që flet për zhvillimin e bisedimeve të një niveli të lartë në 9 janar si për t’iu përgjigjur mesazhit të dhënë në natën e ndërrimit të viteve nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Ky i fundit pasi konfirmoi se Koreja e Veriut është tashmë një shtet nuklear, deklaroi se sportistët  nga vendi i tij mund të marrin pjesë në Lojërat Dimërore të këtij viti që do të mbahen në Pjongcang në 9-25 shkurt.

Në krahun tjetër, ministri koreano jugor, Mjoung-gion konfirmoi vullnetin e qeverisë për të organizuar një tryezë bisedimesh me zyrtarë të Koresë së Veriut në cdo moment, në cdo vend dhe në cdo formë.

Dy prej sportistëve që mund ‘marrin ftesën’ nga IOC nga Koreja e Veriut janë patinatorës Riom Tae-Ok dhe Kim Ju-Sik të cilët kanë mundur të kualifikohen, por ata ende nuk e konfirmuan pjesëmarrjen në Federatën e patinazhit deri në datën 30 tetor që ishte edhe afati i fundit për regjistrim, kështu që në këtë pikë ata do të duhet të marrin vtesën e IOC. Pjesëmarrja e  sportistëve koreanoveriotre në evente të organizuara nga koreja e Jugut ka qenë gjithnjë e lidhur me situatën politike. Koreja e Veriut në fakt bojkotoi Lojërat olimpike të Seulti të vitit 1988, por mori pjesë ne ato aziatike të 2014 në Inçeon që është pranë Seulit.

sfidanti.al