MotoGP, Markez: Largohem nga Honda vetëm nëse nuk arrij të fitoj më

MotoGP do të nisë 2018 me testet e para në 28 janar që do të mbahen në Malajzi, por për momentin vëmendja është temerkatoja e pilotëve. Disa prej emrave më të rëndësishëm janë në përfundim të kontratave të tyre me skuadrat respektive ku vëmendja më e madhe është te Valentino Rosi dhe tek ajo që ai do të bëjë, por edhe te Mark Markez, kampioni në fuqi me Hondën.

Për spanjollin gjasat janë tqë të rinovojë me kompaninë japonezet, e megjithatë zërat rreth të ardhmes së tij vazhdojnë të qarkullojnë.

‘Që fëmijë e kam pasur ëndërr që të jem pjesë e një prej skuderive më të mëdha në botë. E kam arritur dhe jam I kënaqur-tha Markez në një intervistë për portalin motorsport.com-përsa I përket pjesës tjetër është e nevojshme që të flas me të gjithë dhe të bëj vlerësimet e mia. Fitova një kampionat, kështu që nuk mund të ankohem. Ndihem komod, por duhet të shoh se si do të nisë sezoni I ri’

Për Markez, celësi nqë marrjen e vendimit është aspekti i konkurrencës së mjetit. ‘Çfarë mund të më shtyjë që të lë Hondën? Vetëm fakti që nuk është në gjendje që të fitojë-sqaron mark Markez-dua të jem gjithnjë pjesë e një skuadre fituese. Është e nevojshmepër të gjithë ne që të gjejmë mjetin më të mirë që nxjerr në pah të gjithë talentin’.

Sfidanti.al